Një person është gjetur pa shenja jete i shtrirë në mes të rrugës në Prishtinë të enjten rreth orës 04:00.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipet mjekësore,
“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në rrugë, pa shenja jete. Mjeku ka konstatua vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit, trupit i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.