Është gjetur i vdekur i riu i cili ishte raportuar i zhdukur tash e disa ditë në Malet e Pashtrikut.
Lajmin e ka konfirmuar Mentor Maloku, nënkryetar i Shoqatës së Kërkim Shpëtimit të Kosovës.
Bisedova me komandantin e policisë atje. Po, mund t’ua konfirmojmë se i njëjti është gjetur i vdekur sot. Ai është gjetur duke u bazuar në koordinatat që i kemi dhënë bazuar në dronin tonë”, tha ai.
Ajet Lleshi ishte shpallur i zhdukur nga familja që nga e diela e kaluar.
Në kërkim të tij ishin angazhuar shumë forca policore, banorë të zonës, por edhe ekipe të kërkim shpëtimit nga Kosova.
Po ashtu në operacionin e kërkimit ishin përdorur edhe dronë edhe helikopterë.