Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua është gjetur e vdekur dje në Pejë.
Sipas njoftimit 24 orësh të policisë trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante ku mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, njoftoj policia.