Dje në fshatin Kaliqan të Istogut një femër është gjetur e varur në litar në një garazh afër shtëpisë së saj,
Sinjali mëson se rasti ka ndodhur në orët e pasditës së djeshme, derisa njësitë relevante të policisë dhe ndihmës së shpejtë kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Tutje burimet e Sinjalit bëjnë me dije se trupi i pajetë i viktimës nuk është dërguar për obduksion por i është liruar familjarëve për ceremoni të varrimit.
Të njëjtat burime njoftojnë se rasti në Polici është hapur si “hetim i vdekjes”