Dje rreth orës 10:00 janë gjetur granata dore të pashpërthyera në fshatin Zajm të komunës së Klinës,
Burimet e Gazetës bëjnë të ditur se një person pasi kishte gjetur mjetet e pashpërthyera, ka dorëzuar në stacionin policor dy granata dore të kategorisë A6 të cilat i kishte mbështjellur me qese plastike.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësia patrulluese, hetuesia dhe forenzika ku mjetet u lokalizuan në një vend të sigurt. Me këtë rast është njoftuar edhe njësia e FSK-së për deminim të cilët edhe i kanë marrë dy mjetet e pashpërthyera.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti iniciohet “Gjetje e mjeteve të pashpërthyera”.