Policia e Kosovës njofton se janë gjetur disa mbetje mortore, pasditën e djeshme rreth orës 14:40, në fshatin Polanë të Istogut,
Dëshmitari i cili i ka gjetur eshtrat po pretendon se ato i përkasin vëllait të tij, i zhdukur prej 27 marsit të vitit 1999.
Policia bën të ditur se dëshmitari kishte hasur në mbetje mortore derisa po gërryente në tokë në një fushë të hapur.
Në raportin 24-orësh të policisë, po ashtu bëhet e ditur se në atë vend do të vazhdojnë gërmimet.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe është njoftuar prokurori i prokurorisë speciale. Vendi i ngjarjes është duke u ruajtur nga njësiti policor për shkak se në atë vende do të gërmohet për qëllime hetimore”, thuhet në raportin e policisë.