Janë në detyrë zyrtare, madje janë pjesëtarë të një prej institucioneve më të besueshme për qytetarët e Kosovës. Por jo të gjithë i zbatojnë detyrat e tyre ashtu siç duhet, e disa prej tyre kanë vendosur shpesh herë edhe të thyejnë ligjin.
Madje së fundi një pjestar i Policisë së Kosovës vendosi që gjatë orarit të punës të furnizohet me pije alkoolike (birrë), madje derisa ishte i uniformuar.
Indeksonline ka arritur të sigurojë video dhe fotografi të momentit kur ky polic në rajonin e Ferizajt, futet në market furnizohet me birra dhe më pas drejtohet tek vetura zyrtare.
I njëjti madje nuk respekton masat anti-COVID të vendosura nga Qeveria e Kosovës, del jashtë veturës pa maskë për të kryer shërbimin në fjalë.