Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh, raprton për gjashtë raste të në të cilat policia ka sekuestruar armë mbajtje pa leje dhe disa fishekë gjithashtu.
Vetëm në komunën e Prishtinës policia i ka paraqitur katër raste, ku të gjithë të dyshuarit për armë mbajtje pa leje janë arrestuar e pastaj me vendim të prokurorit janë lëshuar në shtëpi duke iu vazhduar procedura në mënyrë të rregullt.
Kurse dy rastet e tjera ishin në komunën e Pejës dhe atë të Skenderajt.
Raporti plotë i policisë për armëmbajtjet pa leje gjatë 24 orëve të fundit:
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Rr. Emrush Miftari, Pejë 02.01.2022 – 14:25. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi tek i njëjti gjatë kontrollit trupor i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë. I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.
Rr. Fadil Rrustemi, Skenderaj 02.01.2021 – 18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në veturën me targa vendore, të cilën e drejtonte i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me dy fishekë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me rekomandim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Rr. Ahmet Krasniqi, Prishtinë 01.01.2022 – 23:00. Gjatë kontrollit tek i dyshuari mashkull kosovar është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gaz. I dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.
Rr. Garibaldi, Prishtinë 01.01.2022 – 22:30. Gjatë kontrollit te i dyshuari mashkull kosovar është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me shtatë copë fishekë. I dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.
Rr. Ahmet Krasniqi, Prishtinë 02.01.2022 – 15:50 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një revole me një karikator me 7 copë fishekë. I dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.
Rr. Gollaku, Prishtinë 02.01.2022 – 15:40 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar te i cili njësiti policor gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me dy karikatorë dhe 2 copë fishekë. I dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt