Gjatë 24 orëve të fundit, në Klinë është raportuar vetëm një rast i ri me COVID

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1001 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 223 raste pozitive.

Ndersa të shëruar 342 si dhe të vdekur janë raportuar 8 raste.

Nder të prekurit me virus është edhe një person nga fshati Kpuz. /Klinainfo/