Policia e Kosovës njoftoi se gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve.
Në Prishtinë është arrestuar një person i cili pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht gruan e tij.
I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Një rast tjetër i njëjtë ka ndodhur në Prishtinë, ku një grua ka raportuar që është sulmuar nga burri i saj.
“Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.
Në Gjilan është arrestuar një person pasi i njëjti ka kanosur gruan e tij.
Policia njofton se nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë gjuetie dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.
Në Prizren janë raportuar në Polici dy raste.
Një grua ka raportuar se burri i saj ka ushtruar dhunë fizike pas një mosmarrëveshje.
I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërsa në rastin e dytë është arrestuar një person pasi i njëjti kishte ushtuar dhunë fizike ndaj vëllait dhe babait të tij.
“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Në Vushtrri është arrestuar një person pasi kishte sulmuar gruan e tij pas një mosmarrëveshje në familje.
“Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore dhe e njëjta së bashku me fëmijët e saj ka shkuar te familja e saj”, thuhet më tutje.
I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.