4 kirurgë të përgjithshëm dhe 2 kirurgë të fëmijëve që punojnë në kuadër të Spitalit të përgjithshëm të Pejës, me shumë sukses, gjatë vitit 2022 kanë operuar gjithsej 1 mijë e 225 pacientë, me patologji të ndryshme nga fusha e kirurgjisë.
Në këtë Spital, me asistim dhe bashkëpunim me ekspertë të njohur nga Italia, me të cilët ka bashkëpunim të rregullt nga paslufta, janë kryer edhe operacione të tjera të rralla dhe të komplikuara.
Në këtë spital, ndërhyrjet kirurgjike kryhen edhe për pacientët nga komunat e tjera nga rajoni i Dukagjinit.
Krahas operacioneve të kryera, janë bërë edhe 1593 vizita ambulantore nga mjekët e këtij Reparti.
Në dy muajt e parë të këtij viti, mjekët kryen 201 operacione kirurgjike, në muajin janar,103 operacione dhe në muajin shkurt, 98 operacione.