Këshilli Prokurorial i Kosovës ka bërë të ditur se deri më sot për Kryeprokuror të shtetit kanë aplikuar gjashtë prokurorë.
KPK tha se sot ka qenë afati përfundimtar për aplikim, ndërsa numri i saktë i prokurorëve që kanë aplikuar për Kryeprokuror të Shtetit duhet pritur aplikacionet eventuale, të cilat mund të pranohen përmes postës.
“Prokurorët që kanë aplikuar për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit janë:
Arben Ismajli, Prokuror në Prokurorinë e Apelit;
Armend Hamiti, Prokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës;
Blerim Isufaj, Kryeprokuror në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës;
Kujtim Munishi, Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës;
Lulzim Sulejmani, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe
Shqipdon Fazliu, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit”, bëhet e ditur në njoftimin e Këshillit Prokurorial.
Tutje, në njoftimin e KPK-së bëhet e ditur se ata u kanë bërë ftesë zyrtare partnerëve ndërkombëtarë dhe organizatave të shoqërisë civile që të përcjellin aktivitetet e sistemit prokuroria.
Kujtojmë se Kryeprokuror i Shtetit është Aleksandër Lumezi, mandati i të cilit skadon më 21 prill 2022.