Policia në rajonin e Gjakovës ka filluar të ndërmarrë masa të shtuara në trafik duke rritur aktivitetet parandaluese në teren.
Sipas njoftimit, Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor në Gjakovë, në kuadër të aktiviteteve preventive të sezonit veror për parandalimin e aksidenteve, është duke implementuar plane të ndryshme operative e në veçanti Planin Operativ “Alkooli” dhe kundërvajtjet tjera të rrezikshme.
“Ky plan operativ ka filluar nga data 5 korrik dhe do të implementohet në vazhdimësi gjatë sezonit veror dhe ka për qëllim sigurinë rrugore dhe parandalimin e kundërvajtjeve në Rajonin e Gjakovës”, thuhet në njoftim.
Policia në Gjakovë ka njoftuar se kanë bërë matjen me alkool të 1 mijë e 908 drejtuesve të automjeteve dhe deri me tani kanë shqiptuar 110 gjoba për ngasje nën ndikimin e alkoolit dhe si masë mbrojtëse janë konfiskuar 110 patentë shoferë të cilëve njëkohësisht ju është ndaluar ngasja e automjeteve deri në nëntë muaj.
“Përveç kundërvajtjes nën ndikimin e alkoolit, NJRKRR është marr edhe me kundërvajtje të tjera të cilat janë rrezik permanent për shkaktimin e aksidenteve rrugore, ku deri me tani në planin e lartcekur operativ janë shqiptuar 344 gjoba dhe janë konfiskuar si masë mbrojtëse 25 patentë shofer nga kundërvajtësit e ndryshëm”, njofton policia.
Gjatë këtij sezoni veror, policia në Gajkovë po vazhdon edhe me aktivitete tjera parandaluese duke lansuar fushatën vetëdijësuese “Dhjetë rregullat e arta të sigurisë rrugore” , ku sipas policisë deri më tani kjo fushatë për vetëdijesim është lansuar me sukses në tri komunat e Rajonit të Gjakovës ( Gjakovë, Malishevë dhe Rahovec) dhe vazhdon së implementuari edhe ditëve në vijim
https://kallxo.com/wp-content/uploads/2019/07/Alkooli-1.mp4?_=1