Një grua po dyshohet se ka kryer vetëvrasje. Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur sot në mëngjes në Cermjan të Gjakovës.
Policia është njoftuar për rastin nga Spitali Rajonal i Gjakovës.
Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com edhe zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Gjakovës, Nysret Xhurkaj.
“Rreth orës 10:30 Policia ka marrë informatë nga Spitali Rajonal i Gjakovës “Isa Grezda” se në fshatin Cermjan ka ndodhur një vetëvarje. Dyshimet janë se viktima ka varur veten”, ka thënë Xhurkaj.
Tutje Xhurkaj tha se Policia i është përgjigjur vendit të ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit të rastit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Rasti është iniciuar si vdekje e dyshimtë”, shtoi tutje Xhurkaj.