Një grua nga Gjakova bashkë me dy fëmijët e saj 11 dhe 12 vjeç është raportuar e zhdukur.
Rastin e ka raportuar në Polici bashkëshorti i saj, sipas të cilit gruaja bashkë me dy fëmijë e saj që i kishte nga martesa e mëhershme janë larguar nga 27 marsi i këtij viti dhe nuk dihet vendndoodhja e tyre,
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se me datën e cekur bashkëshortja e tij kosovare së bashku me dy fëmijët e saj djalë dhe vajzë të moshës 11 dhe 12 vjeç që i kishte pas nga martesa e mëhershme janë larguar nga shtëpia e tij dhe nuk duhet vend ndodhja e tyre. Njësitë policore janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokuror”, thuhet në njoftimin e Policisë.