Shkolla fillore në Gjakovë “Kelmend Rizvanolli” ka nisur sot procesin mësimor, derisa nga nesër edhe shkollat fillore “Emin Duraku” dhe “Fehmi Agani” do të nisin mësimin e rregullt në ciklin e ulët.
Po ashtu nga dita e hënë pesë mësues të shkollës fillore “Mustafa Bakia” kanë nisur mësimin.
Mësueset që kanë nisur mësimin, thanë se kanë qenë në pritje se në takimin e kryetarit të grevistëve, Rrahman Jasharajt, e kryeministrit, Albin Kurtit, do të ketë vendim për ndërprerje të grevës, dhe kur diçka e tillë nuk ndodhi, e thyen grevën.
Prindërit dhe nxënësit u shprehën të lumtur për kthimin në shkollë.
Nga drejtuesit e SBASHK-ut në Gjakovë, thanë se nuk kanë marrë ndonjë arsyetim nga mësimdhënësit që e ndërprenë grevën, por nuk mohuan se mungesa e një marrëveshje gjatë së martës ka ngritur paknaqësitë tek grevistët.