Në Gjakovë u nderua mjeku Mentor Salihi i cili vdiq nga lëndimet që mori në aksidentin e ndodhur një javë më parë.
Kolegët dhe familjarët e përshkruan si profesionist të përkushtuar ndaj punës, ndërkaq axha i 25 vjeçarit tregoi edhe për planet që i bënte i ndjeri për dasmën e vet.
Edhe kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, shkoi për ngushëllime të familja Salihi.
Mjeku Mentor Salihi ishte viktima e dytë e aksidentit mes veturës Golf dhe autoambulancës, të cilën po e drejtonte Skofiar Gjini që u varros para gjashtë ditësh. Edhe familja e këtij të fundit ishte për ngushëllime te familja Salihi.
Sipas mjekëve në QKUK gjendje të rënduar ka edhe një i lënduar tjetër që është 18 vjeçar.