Tifozët janë mësuar ta shohin duke shënuar gola.
Por, sulmuesit francez të Milanit iu deshtë të luante edhe rolin e portierit për disa minuta në ndeshjen kundër Genoas, pasi Mike Maignan, u përjashtua direkt me të kuq.
Megjithatë, skuadra e Stefano Piolit triumfoi me rezultat 1:0.
Madje, Olivier Giroud e bëri një pritje vendimtare duke i shpëtuar “Rossonerët” nga barazimi.
Serie A e ka publikuar formacionin e javës.
Aty bën pjesë edhe 37 vjeçari.
Ai është shpallur si “Portieri i javës”.
https://x.com/SerieA/status/1711335567135309961?s=20