Përzgjedhësi i ri i Kosovës, Alain Giresse, ka thënë se e vlerëson entuziazmin madh tek lojtarët.
Sipas tij, kjo është shumë e rëndësishme.
Ai ka thënë se pret që ndaj Burkina Fasos, Kosova të luajë lojën e saj dhe tek pas stëvitjes së fundit do të jap idenë se si do të paraqiten në fushë.
“Nuk ka partner ideal për të luajtur, qëllimi ynë është që t’i përshtatemi lojës së secilit ekip. Çdo ekip e ka mënyrën e lojës së vet, sikurse Burkina Faso. Që do të thotë se ne nuk e zgjedhim kundërshtarin, por i përshtatemi. Dhe, varësisht nga kundërshtari ynë ne duhet të luajmë lojën tonë dhe t’i përshtatemi asaj”.
“Qysh e kemi thënë më herët, qëllimi i këtyre dy ndeshjeve është përfshirja e të gjithë lojtarëve në ekip. Dhe para ndeshjes së nesërme, do të shihni se si do të duket formacioni për ndeshjen me Burkina Fason. Stërvitja e fundit para ndeshjes së nesërme, do të na jap idetë e fundit se si do të shfaqemi ndaj Burkina Fasos”.
“Jemi pothuajse të gjithë lojtarët në stërvitje, po them të gjithë sepse i presim edhe disa të tjerë të na bashkuar. Çka kam mësuar më së shumti është entuziazmi, dëshira dhe vullneti për të luajtur dhe kjo është shumë e rëndësishme. Kam arritur të vërtetoj se ajo që kam parë në video, teknika e lojtarëve është edhe në realitet. Këto janë disa nga elementet që i kam vlerësuar, por ka edhe pika që mund të përmirësohemi, të jemi më të mirë dhe më efikas. Mbetet punë për t’u bërë, sidomos në rastet kur e kemi posedimin e topit, por edhe puna pa top”.
“Një ndër arsyet që ka ndikuar që Sahiti të zëvendësohet nga Dellova është edhe koha e limituar për të gjetur një tjetër që ndoshta do të ishte më i miri dhe i duhur. Mbi të gjitha, që në fazën ofensive kemi lojtarë të mjaftueshëm, kemi dashur po ashtu ta shfrytëzojmë mundësinë për t’ia dhënë një lojtari të ligës së Kosovës”.
Kosova dhe Burkina Faso, do të përballet të enjten nga ora 18:00 në duelin që luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.