I ngarkuari me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Nicholas Giacobbe, tha se viti 2021 ka dëshmuar që partneriteti midis Kosovës dhe Amerikës është më i fortë se kurrë.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, Giacobbe shpërndau një video ku numëroheshin disa prej marrëveshjeve dhe bashkëpunimeve midis dy vendeve gjatë këtij viti.
Derisa uroi vitin e ri, ai tha se viti 2021 ka shfaqur këmbënguljen dhe qëndrueshmërinë e Kosovës dhe kosovarëve.
“Viti 2021 tregoi këmbënguljen dhe qëndrueshmërinë e Kosovës dhe kosovarëve. Gjithashtu dëshmoi se partneriteti midis SHBA-së dhe Kosovës është më i fortë se kurrë. Këtu janë vetëm disa shembuj të përparimit që kemi bërë së bashku këtë vit. Gëzuar Vitin e Ri!”, ka shkruar Giacobbe.
2021 demonstrated the perseverance and the resilience of Kosovo and Kosovans. It also proved the partnership between 🇺🇸 and 🇽🇰 is stronger than ever. Here are just a few examples of the progress we’ve made together this year. Happy New Year! https://t.co/9y8xLI6Ige
— Chargé d'Affaires Nicholas J. Giacobbe, Jr (@USAmbKosovo) December 31, 2021
Në videon e publikuar nga Giacobbe është përmendur edhe donacioni i gjysmë milioni vaksinave ndaj COVID-19 për Kosovën, zbarkimin e përbashkët të ushtarëve të Kosovës në Kuvajt, në kuadër të ushtrisë amerikane, si dhe strehimi i afganëve në Kosovë.