Dy vëllezërit, Getinjo e Mozzik janë ndër reperët më të dashur për publikun shqiptar.
Përmes rrjeteve sociale dyshja shprehin dashurinë e pakusht që kanë ndaj njëri-tjetrit.
E natën e mbrëmshme, Getinjo ka publikuar një fotografi krah vëllait ku ka dhënë një mesazh:
“U kem mbijetu shumë kurthave, shumë dhelprave në formë njeriu, shumë e dashakeqi ka ba plane me na njollos dhe me na thy! Sa ma i fortë po u bojshe ma i fortë po të vijke armiku. Po nganjehere armiku po harrojke qe frike kemi vetem Zotin dhe vetem atij i nenshtrohemi Ecni me kujdes, sepse kujdesi ju ruan nga ata skan kujdes”./Indeksonline/