Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se Kosova ka rezerva të miellit dhe paniku që po bëhet, sipas saj, është i panevojshëm.
Gërvalla tha se Kosova ka drithë minimumi edhe për gjashtë muaj, sikur të mos importohej fare nga tani.
Ajo gjatë raportimit në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë tha se qytetarët nuk kanë nevojë të shkojnë në dyqane për të blerë thasë me miell.
“Kosova ka drithë minimumi edhe për gjashtë muaj, nuk ka arsye për të shkuar për të blerë thasë me miell nëpër dyqane. E di që ka pasiguri të qytetarëve dhe ka një tendencë të ngritjes së panikut se Kosova nuk po ka bukë. Kjo nuk është e vërtetë, ata që i administrojnë sasitë e drithit thonë se pa blerë asnjë kilogram drithë, nga tani kemi për 6 muaj rezerva”, ka thënë Gërvalla