Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi, ku janë specifikuar objektivat në të cilët do punohet për gjetjen e personave të zhdukur.
Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Ramë Manaj tha se përmes këtij bashkëpunimi janë specifikuar objektivat në të cilët do punohet për gjetjen e personave të zhdukur.
Nga Komiteti i Kryqit të Kuq, Agim Gashi tha se kanë kaluar më shumë se 22 vite nga lufta në Kosovë dhe familjarë e më shumë se 1600 personave janë në pritje për fatin e të dashurve të tyre.
Sipas tij, Komiteti ka qenë dhe do jetë i gatshëm t’u ndihmojë autoriteteve vendore në këtë aspekt është e rëndësishme që kjo çështje të trajtohet si çështje eksulivisht humanitar.
Lidhur më gërmimet në Kizhevak, Ibrahim Makolli nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur, tha se për shkak të kushteve klimatike ato gërmime janë konservuar dhe në fund të muajit mars apo në fillim të muajit prill pritet të nisin përsëri gërmimet.
Ai tha se në Serbi janë identifikuar edhe disa lokacione.