The GeoPost, medium i cili mbulon Ballkanin Perëndimor, ka publikuar një video në të cilën pretendon të verifikojë atë që deklaroi deputetja e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, se serbët po kontrabandonin armatim nëpër kisha ortodokse në Kosovë me ambulanca.
Siç thotë mediumi në këtë video, misionin e kontranandimit të armatimit në kisha ortodokse po e bënte serbi i arrestuar nga Policia e Kosovës, Milun “Lune” Milenkoviq, drejtues i “Mbrojtja Civile”, shkruan Gazeta Insajderi.
“Anëtarë të “Civilna Zastista [Mbrojtja Civile], të udhëhequr nga i arrestuari, i njohur si LUNE, në Mitrovicën e Veriut, komunikojnë në rrugë me ambulancën, e cila po mbante armë më 6 dhjetor 2022, kur u sulmuan zyrat e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve në qytet”, thuhet në video.
The #Serbian ambulance in the north of #Kosovo carries #weapons on the day when an election building in Mitrovica was bombed. The video also shows the members of #CivilnaZastita, led by the now-detained prisoner known as Lune. @aliciakearns pic.twitter.com/5Iin7a3u8j
— The Geopost (@theGeopost) July 4, 2023
Deputetja e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, ka thënë në Parlamentin e këtij shteti se në kishat ortodokse në Kosovë po kontrabandohet armatim nga Serbia, nëpërmjet ambulancave.
Kearns, e cila është njëherit edhe Kryesuese e Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme në Britani, ka deklaruar se për këtë është në dijeni edhe KFOR-i.
Kjo është arsyeja pse gjendja e sigurisë është e rëndë. Për një kohë të gjatë nuk kemi arritur të identifikojmë milicitë e armatosura serbe që veprojnë në veri të Kosovës. Qeveria është e vetëdijshme, Fusilierët sapo janë kthyer nga shërbimi në KFOR, se ka armë që kontrabandohen përtej kufirit nga Serbia në kishat ortodokse me ambulanca. Kur trupat tona bëhen të vetëdijshme për këtë dhe përpiqen të marrin leje për të shkuar dhe për t’i marrë ato, procedurat e lejeve zgjasin shumë”, ka deklaruar ajo në Kuvend.