Genc Nuza do të jetë gjyqtar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, Plzen – Bayern Munich

Shtëpia e futbollit evropian, UEFA vazhdon t’i besojë ndeshje të rëndësishme gjyqtarit më të mirë kosovar Genc Nuza.

Nuza do të ndajë drejtësinë në sfidën e Champions Leagues për U19 ku ndeshën Viktoria Plzen – Bayern Munich.

Ndeshja pritet të jetë tejet interesante për faktin se Plzen e ka mposhtur Bayernin në sfidën e javës së kaluar dhe gjermanët e duan hakmarrjen dhe sigurisht e synojnë edhe pozitën e dytë në tabelë, ndryshe edhe mund të eliminohen.https://central.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1

Nuza do të ndihmohet nga Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj.