Në kuadër të fushatës zgjedhore, kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Gazmir Raci, ka marrë pjesë sot në Pejë në një takim të rëndësishëm ku Kryeministri Albin Kurti, së bashku me ministrat e kabinetit qeveritar, prezantuan të arriturat e qeverisjes gjatë katër viteve të fundit.
Gjatë këtij aktiviteti, u theksuan suksese të ndryshme në fusha kyçe, ndërsa Raci dhe ekipi i tij patën mundësinë të bisedojnë me votuesit e rinj që do të marrin pjesë për herë të parë në zgjedhjet e ardhshme.
Atmosfera festive u pasua me një vizitë në Sofrën Pejane dhe një ndalesë tek Shoqëria Kulturore ikonike “Përparimi”, simbol i trashëgimisë kulturore dhe artistike të qytetit.
Gazmir Raci ftoi qytetarët që të vazhdojnë mbështetjen për Lëvizjen Vetëvendosje, duke përdorur moton:
“#Vote96 – Për një të ardhme më të mirë dhe zhvillim të qëndrueshëm!”