Ish ushtari i UÇK’së, Gazmend Syla ka thënë se ka qenë vetëm 16 vjeç kur ka vendosur t’i bashkohet luftës për çlirimin e vendit.
Në emisionin “N’Konak”, Syla ka treguar se arsyeja pse është bërë pjesë e UÇK’së në moshë të re, lidhet me faktin se është familjar me Lahi Brahimaj dhe Ramush Haradinaj.
“Fatmirësisht kemi familje të përbashkët e me familjen Brahimaj në Jabllanicë dhe atë Haradinaj në Gllogjan , për herë të parë që unë kam marrë vesh që ekziston një rezistencë, ekzistojnë disa njerëz që dojnë me ia kthy pushkën okupatorit, Serbisë në këtë rast. Një ditë në fiok e kam gjet në revole edhe kam provu me këqyr më kanë thënë qka po bën, thash po e këqyri qet armë hajde tha ktu me m, njëfarë forme unë i zbulova ata, edhe Luan gjatë krejt kohës rrike në odën në shtëpinë tonë e murr Lahia me vete tha ky djali Gazi e ka pa alltin nuk kemi çka me e mshef ma, qatu kish qenë ideja Luani e kish pas një kallashnikov që unë nuk e kam pa kurrë ma tregoi ky është, kështu përdoret më tha ti nuk duhet me fol asgjë dytë më mbajtën një ligjeratë të mirë, prej aty e kam kuptu se ka disa njerëz që janë duke e bërë një organizim që ndosha më vonë do të jetë lufta jonë për çlirim”, ka thënë ai.
Gjithashtu, Syla është shprehur se në atë kohë pavarësisht moshës ka qenë shumë i entuziazmuar për këtë punë.
“Po flasim për vitin 96 unë kam qenë veç 16 vjeç nuk kam pas më shumë edhe si i ri entuziazmi ishte pastaj fillova me marrë detyra nuk mujsha me imagjinu se nië djal i ri me pa çka po ndodh dhe me kon pjesë e saj”, ka deklaruar ai.
Kujtojmë se Gazmend Syla ka qenë edhe ish deputet i Kuvendit të Kosovës, Gjithashtu në zgjedhjet e 14 shkurtit garon prapë për deputet në listën e AAK’së.