Kandidati për deputet nga radhët e AAK’së, Gazmend Syla, gjatë një vizite që ka pasur në Raushiq të Pejës, ka thënë se ky vend ka dhënë shumë persona për të ardhmen e shtetit,
Syla, ka deklaruar se një gjë e tillë nuk duhet të harrohet asnjëherë.
“Raushiqi i Pejës në qendër të fshatit e ka një memorial që përkujton të rënët e luftës së fundit. Bijtë më të mirë i dha Raushiqi që ky vend të këtë të ardhme më të mirë. Ne nuk duhet ta harrojmë këtë gjë, sa të jetë jeta-jetë” ka shkruar ai.
Ndryshe, Gazmend Syla në zgjedhjet e 14 shkurtit garon me numrin 11 në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.