Sulme brutale janë shënuar sot në komunën veriore të Leposaviqit nga protestuesh ndaj gazetarëve që po raportonin për zhvillimet.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se gazetarja e RTV Dukagjinit, Dorentina Thaq është sulmuar me gurë dhe është qëlluar në kokë.
Ajo po ashtu është sulmuar edhe me shok-bombë.
“Gazetaren Dorentina Thaqi, protestuesit të cilët i kanë sulmuar edhe kameramanët e RTK-së dhe TëVë1-në, e kanë qëlluar me gurë në kokë, ndërsa e kanë gjuajtur edhe me shok-bombë. Ky është sulmi i 28-të në drejtim të ekipeve të mediave, gjatë tensioneve të fundit në veri të vendit, ndërsa sulmi i katërt vetëm gjatë ditës së sotme në Leposaviq”, thuhet në njoftim.
“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kërkon që urgjentisht të sillen para drejtësisë protestuesit, ndërsa u bën thirrje ruajtësve të rendit dhe paqes, Policisë së Kosovës, Policisë së EULEX-it dhe KFOR-it, që të krijojnë kushte të favorshme për raportim, në këto kohë të ndjeshme”, thuhet në fund.