Gazetari Ridvan Berisha paralajmëron zgjedhje të reja: Kam informacione se Kurti e ka përgatitur letrën e dorëheqjes

Gazetari kosovar, Ridvan Berisha, ka paralajmëruar se shumë shpejt mund të ketë zgjedhje të parakohshme në vend,

Kjo pasi që sipas Berishës, kryeministri, Albin Kurti, shumë shpejt do të komunikojë dorëheqjen e tij.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha ka thënë se sipas informacioneve që posedon, Kurti tashmë e ka përgatitur letrën e dorëheqjes.

“Akuzat e kryeministrit ndaj emisarit special amerikan Escobar, se ai po i kërkon kompromis Kosovës e jo Serbisë dhe përgjithsisht ‘zemërimi’ i Albin Kurti me ofertën për asociacion e me planin franko-gjerman, paralajmërimet e këtilla mbase mund të jenë indikacion që Kurti do të kërkoj legjitimitet te ri, natyrisht përmes zgjedhjeve të parakohshme.

Por cila do të jetë kauza e zgjedhjeve nëse mbahen, qysh me e luftu Amerikën imperialiste e Evropën ‘shtrigë’?!”, ka shkruar ai.