Kosova dhe Serbia janë ftuar që të takohen në Shtëpinë e Bardhë në SHBA më 27 qershor. Siç raporton “Wall Street Journal”, Donald Trump synon ta arrijë një marrëveshje përfundimtare ndërmjet, siç thotë gazeta, “ndërmjet këtyre dy vendeve” para zgjedhjeve presidenciale të këtij viti në SHBA.
Duke theksuar se Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq janë të ftuar në Shtëpisë së Bardhë, gazeta shton se zgjidhja e mosmarrëveshjes për statusin e Kosovës mund ta stabilizojë tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe ta kthejë atë drejt Bashkimit Evropian.
Administrata Trump premton të sigurojë kredi për Prishtinën dhe Beogradin me kushte preferenciale në vlerë prej 200 milionë dollarë dhe gjithashtu paralajmëron për mundësinë e tërheqjes së trupave amerikane nga rajoni, raporton Wall Street Journal, duke cituar zyrtarë të lartë amerikanë. Sipas WSJ, administrata e Donald Trump po e përdor kështu metodën e karotës dhe shkopit.
Vihet re se, sipas këshilltarit të sigurisë kombëtare të Trump, Robert O’Brien, kushti kryesor për mbështetjen e Kosovës është heqja e plotë e detyrimevee dhe barrierave të tjera tregtare për importet nga Serbia. “Ne nuk mund të ndihmojmë nëse palët dëmtojnë ekonominë e tyre duke futur barriera tregtare”, citohet të ketë thënë O’Brien. Ndërkaq Richard Grenell, Përfaqësuesi Special i Presidentit amerikan për zgjidhjen e problemit midis Kosovës dhe Serbisë tha të hënën se liderët e të dy vendeve do të zhvillojnë bisedime në Washington më 27 qershor. Ai shtoi se nëse njëra palë nuk është e kënaqur me diskutimet e asaj dite, atëherë “ata do të kthehen në status quo pasi të largohen nga Uashingtoni”, transmeton Gazeta Sinjali.
“Megjithë situatën në Shtetet e Bashkuara dhe përhapjen e koronavirusit, Trump shpreson të sigurojë një marrëveshje të qëndrueshme afatgjate të paqes në rajonin që ka qenë vatër e forcave rivale, në mënyrë që të përmirësojë besueshmërinë në politikën e tij të jashtme. Por, hapja e re e bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë fqinje, një aleat rus i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, tashmë po shkakton polemika në Evropë, ku diplomatët besojnë se Bashkimi Evropian mund të futet në telashe”, thuhet në tekst.
Institucionet e Kosovës dhe ato të Serbisë konfirmuan se kishin marrë ftesë për një takim në Shtëpinë e Bardhë në 27 qershor. Trump ishte personalisht i interesuar për këtë çështje vitin e kaluar, shkruan gazeta, duke shtuar se zyrtarët e administratës amerikane besojnë se zgjidhja e kësaj mosmarrëveshje të gjatë do të ishte shumë e rëndësishme për Trumpin përpara zgjedhjeve, pasi bisedimet me Korenë e Veriut dhe presioni ndaj Iranit kanë dhënë rezultate të kufizuara deri më tani, transmeton Gazeta Sinjali.
Një rezultat i suksesshëm do të zgjeronte ndikimin e SHBA-së në Ballkan, ku Kina dhe Rusia po konkurrojnë në mënyrë agresive për ndikim, veçanërisht që nga fillimi i pandemisë, vlerëson gazeta amerikane. /