Sekretari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Arian Vranica ka deklaruar se mirëpresin lehtësimin e masave anti-COVID nga Qeveria, ku atyre iu mundësohet shfrytëzimi i kapaciteteve të plota brenda hapësirave të gastronomisë.
Vendimi për lehtësimin e masave nga Qeveria erdhi pasi ka rënie të dukshme të rasteve me COVID-19. Ndërkohë, për gastronomët ky hap po vlerësohet si hap pozitiv për këto biznese.
Vranica ka theksuar se me ardhjen e diasporës, do të këtë një rritje të konsumit në sektorë të ndryshme, jo vetëm në ato të gastronomisë.
“Realisht tash është me kapacitete të plota, përkundër vetëm dëshminë për personat të cilët futen brenda dhe duhen të kenë dy vaksina ose një vaksinë Johnson&Johnson, ose personat të cilët nuk mund të pranojnë vaksinë me një dëshmi nga mjeku specialistë që nuk mund të këtë kundër indikacione. Këto lehtësime janë bëre për shkak të pozitivitetit, ku rastet kanë rënë jashtëzakonisht shumë, për mos të thënë fare. Edhe rastet spitalore janë jashtëzakonisht të vogla që do të thotë se nuk ka pasur arsyeje që të këtë kufizime të tilla në 50 për qind të kapacitetit brenda hapësirave të gastronomisë por tashmë është më 100 përqind të kapacitetit, gjë e cila është për t’u përshëndet, pasi praktikisht në pjesën e dytë të vitit do të thotë shumë për neve dhe ekonominë tonë, sepse jemi bazuar si ekonomi në shërbime dhe jo në prodhim dhe tregti siç janë vendet e zhvilluara, prandaj për neve kjo është një lloj infuzionimi dhe me ardhjen e diasporës do të këtë edhe një rritje të konsumit e cila do të ndikojë në dikasitët të tjerë në sektorë të ndryshëm, për shembull prodhimit, tregtisë e të gjitha më radhë, edhe furnitorë do të këtë më shumë qarkullim si pasojë e zgjerimit të aktivitetit në gastronomi”, theksoj ai.
Ai shtoi së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë priten të përpilojnë udhëzuesin në pajtueshmëri me vendimin aktual.
“Ministria e Shëndetësisë e ka propozuar lehtësimin e masave nga 50 për qind, sa ka qenë brenda kapacitetit dhe më shumë dëshmi që ka pasur nevojë, testet kanë qenë obligatorë, tash testet nuk janë obligatorë, vetëm dy doza të vaksinës ose një dozë të vaksinës Johnson&Johnson, dhe shfrytëzimi i hapësirave të brendshme është 100 për qind, po pritet edhe nga Ministria e Shëndetësisë së bashku me mua si pjesë e komisionit brenda Instituti Kombëtarë të Shëndetësisë Publike të Kosovës, lidhur me hoteleri dhe gastronomi që të përpilojmë udhëzuesit e përkohshëm në pajtueshmëri me vendimin aktual që synimi të bëhet në kapacitet të plotë”, tha Vranica.
Sias tij, edhe klubet e natës janë duke funksionuar me kapacitet 100 për qind të hapësirës, siç ka qenë para pandemisë.
“Praktikisht kjo ndahet në dy sezone, është në bazë të rregulloreve komunale pasi e gjithë veprimtaria është kthyer siç ka qenë para pandemisë, edhe para pandemisë është e ndanë në dy sezone, prej 1 prillit ka filluar sezone, ndryshon funksionimi jo vetëm të klubet e natës por edhe në lokalet e gastronomisë që mund të funksionoin deri në ora 24:00, klubet e natës deri në ora tre, ato të cilat i plotësojnë kriteret, të cilat nuk janë brenda zonave urbane, pra në zona industriale apo zonave me rurale, ata mund të bëjnë leje të veçantë në kuadër të drejtorisë së shërbimeve publike dhe të zgjerojnë orën deri në pesë të mëngjesit”, ka thënë ai.
Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar masa të reja lehtësuese lidhur me kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë së korona virusit të ri (COVID-19).
Kryeministri i Kosovë Albin Kurti ka thënë se situata epidemiologjike me korona virus është stabile, prandaj edhe është rekomanduar lehtësimi i masave.