Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, po kërkon ndihmën e Qeverisë për të vazhduar mbijetesën.
“Në keto momente krize e presioni do të duhej të ishte shteti ai që na e zgjatë dorën, e ai as më të paktën nuk po e bën – nuk po e ndal madje as presionin, po shkon duke e shtuar atë. Kërcënim për gjoba në rast vonese të pagesës së tatimit e inspektora tërë kohen në terren”, thuhet në njoftimin e tyre, transmeton Gazeta Sinjali.
Reagimi i plotë i tyre:
Ndër taksapaguesit me të mëdhenjë, i dyti për nga numri i punesimit, krenaria e Prishtinës – sektori i gastronomisë, para falimentimit!!!
Të parët që u mbyllën në muajin mars, qe një muaj e gjysmë me vetëm një pjese të sektorit duke punuar dhe tanimë edhe në orar të shkurtuar.
Edhe pse ndihmën që kemi pranuar nga shteti s’mund ta quajmë as lemoshë – për 4 muaj e gjysmë një ndihmë 170€ që i shkon stafit, dhe gjysmën e një qiraje, ne prapë kemi vazhduar me pagesën e taksave dhe jemi munduar në maksimum t’i mbajmë punëtoret e mos t’i largojmë nga puna.
Në keto momente krize e presioni do të duhej të ishte shteti ai që na e zgjatë dorën, e ai as më të paktën nuk po e bën – nuk po e ndal madje as presionin, po shkon duke e shtuar atë. Kërcënim për gjoba në rast vonese të pagesës së tatimit e inspektora tërë kohen në terren!
Është ky momenti i fundit kur duhet ta ktheni kokën nga ky sektor e ta shikoni si një aset të vendit i cili eshte një hap para falimentimit. Ndihmën që e meritojmë e na takon, s’po e kërkojmë për vete, po e kërkojmë për biznes, që të mbijetojmë sot, e nesër të vazhdojmë kontributin në ekonomi e turizëm, siç e kemi bërë deri tash. /