Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani me tone të ashpra, iu është drejtuar deputetëve të partisë së saj, LDK, se do të kërkoj nga komisioni për legjislacion të bëj interpretimin e fjalës “koti”, se a është apo jo gjuhë parlamentare.
Mirëpo ajo vazhdoj edhe më tej, duke thënë se do të kërkoj edhe interpretim për fjalën që u përdor ndaj saj ” a je ti normal”, duke iu referuar fjalës që Arben Gashi i tha asaj.
” Po ashtu unë do të kërkoj të interpretohet edhe fjala juaj sepse këtu ishin më shumë se 20 dëshmitar, kur ju më tha]të me zë të lartë a je normal?, tha Osmani.
Ndryshe përplasja mes tyre erdhi pasi që deputeti Artan Abrashi e përdori shprehjen qeveria koti e cila irritoj deputetët e LDK-së e të cilët kërkuan largimin nga salla e Abrashit./