Gashi njofton për përgatitjen e fillimit të vitit të ri shkollor në Klinë

Drejtori i Arsimit në Klinë, Enver Gashi, ka njoftuar për përgatitjen e fillimit të vitit të ri shkollor në Klinë. Ai lajmëroi se janë kryer edhe testimet për COVID-19 të punonjsëve të shkollave dhe qerdheve. Posti i plotë i Gashit:

Përgatitjet për fillimin e vitit shkollor vazhduan edhe sot me pranimin e teksteve shkollore për klasat 6-9.
Gjithashtu në vazhdën e krijimit të kushteve më të mira dhe të sigurisë në institucione arsimore dhe të nxënësve e të stafit arsimor, në bashkëpunim me MASH dhe IKSHPK, sot u testuan për COVID-19 51 punëtorë, stafi i çerdhes dhe nga shkollat fillore, duke përfshirë drejtorë, mësimdhënës, staf teknik.
Do të vazhdojmë me punë dhe përkushtim deri në fillimin e mbarë të këtij viti shkollor.