Dy përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovë, shefi i Grupit Parlamentar, Arben Gashi dhe nënkryetari i Kuvendit, Kujtim Shala, e kanë lëshuar mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit.
Gashi e Shala e kanë ndërprerë në gjysmë mbledhjen ku po diskutohej nisma legjislative e inicuar nga kryeparlamentarja Vjosa Osmani për luftimin e pandemisë, raporton Klina info
“Për shkak të pamundësisë që të kemi një marrëveshje edhe të pa dëshirës që të mirëkuptohet mënyra se si ne e kemi dhënë sqarime për këtë çështje, e kemi përsëritë disa herë procedurën me rregulla, nuk kanë dashtë me kuptu, ne e kemi lëshu mbledhjen e kryesisë jemi largu, në mungesë tonën nuk kanë marrë vendim ka mbetë që të martën të takohemi edhe njëherë”, ka deklaruar Gashi.
“Zonja Osmani është deputete dhe ka të dejttë me marrë nisma, ka marrë një nismë që është në procedurë por nuk mund të procedohet më tutje për shkak të pengesave”, ka deklaruar ai.
Gashi ka përmendur se të njëjtin qëndrim e kanë pasur edhe Komisioni për Legjislacion i udhëhequr nga Deiton Selmanaj, mirëpo, Osmani ka zgjedhur që të veprojë ndryshe.
“Ska të bëjë me zonjës Osmani por për qeverinë, ose të ndryshohet rregulloja se duhet të shkojë në qeveri”.
“Zonja Osmani ka një nismë legjislative që nuk mund të procedohet më tutje për shkak të procedurave dhe rregullave, demokracia është rregull”, ka deklaruar ai. /klinainfo/