Ministri I Mbrojtjes Anton Quni kishe deklaruar kohë më parë se në momentin që të shoh prapa grilave ish presidentin Hashim Thaçi dhe ish kreun e Kuvendit Kadri Veseli, do të jepte dorëheqje.
E në lidhje me këtë deklaratë të tij ka reaguar deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, e cila ka pyetur Qunin se meqë dëshira e tij tanimë është përmbushur kur do të ndodh akti i dorëheqjes së tij?
Në përgjigje e tij, ministri Quni, i është përgjigjur deputetes Musliu se ky proces vetëm sa ka filluar dhe se duhet pritur epilogun.
“Presim epilog, pastaj do të shoh se çfarë do të bëj”, deklaroi ai