Ganimete Musliu dorëzon padinë ndaj ministrit Faton Peci

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, sot dorëzon padi për ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Musliu, e cila theksoi se padinë do ta dorëzojë në Pallatin e Drejtësisë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ne orën 11:00.

Kjo padi vjen pas një përplasje verbale në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim në mes të Musliut dhe Pecit ku deputetja e PDK-së e gjuajti me ujë ministrin e Bujqësisë.