Gani Geci sot ka përfunduar intervistën e tij në Prokurinë e Dhomave të Specializiara të Republikës së Kosovës me seli në Hagë.
Ai thotë se është marr në pyetje për tre ditë, plot 20 orë.
“Nga dëshmia ime mund të frigohen ata që kërkuan komunikatën numër 59 dhe ata që dhanë urdhër të vriten Bekim Kastrati dhe Besim Dajaku”, u shpreh ai.