Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë një gafë të rëndë sonte.
Duke u ngutur për të dhënë lajmin për një person që ka vdekur sonte nga coronavirusi, kryetari i Gjilanit ka publikuar një njoftim në profilin e tij në Facebook për vdekjen e një qytetari nga komuna e Gjilanit.
Pak minuta më vonë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka publikuar njoftimin për vdekjen e një personi nga COVID-19.
Por, personi për të cilin njoftoi IKShPK nuk përputhej me të dhënat e publikuara nga Lutfi Haziri.
Haziri në këtë postim ka shprehur keqardhje për vdekjen e një personi, duke ia përmendur edhe emrin e mbiemrin, si dhe moshën.
Por, postimin e ka fshirë pak minuta më pas, pas publikimit të informacionit nga IKSHPK.