Duket se një gabim i përkthyeses në Tiranë, ka shkaktuar tronditje në skenën politike në Kosovë.
Kjo pasi përkthyesja e ka përcjellur deklaratën e Macron si pezullim i liberalizimit të vizave për Kosovën.
Megjithatë, Radio Evropa e Lirë në përkthimin e saj e ka sqaruar se Macron nuk ka folur për pezullim. Por, për mbajtje të fjalës së dhënë.
“Dua ta them një gjë me shumë qartësi. Ne kemi bërë një gjest besimi për çështjen e vizave. Sa i përket Francës, ato [vizat] janë hequr sepse ne respektojmë fjalën e dhënë. E sot, fjala nuk po mbahet. Pres një angazhim real nga këto dy autoritete [Kosova dhe Serbia] që të ecin përpara në javët e ardhshme. Ky është vetë kushti për paqe në gjithë rajonin”, deklaroi Macron sipas artikullit të REL.
Kurse, përkthyesja në Shqipëri dha komplet qasje tjetër.
Sipas citatit të publikuar, thuhet se Macron ka deklaruar që vizat për Kosovën janë pezulluar nga ana e Francës, pasi Kosovës iu besuan për çështjen e vizave, por “fjala nuk është mbajtur”.
“Ajo që presim nga autoritetet kosovare dhe serbe është e thjeshtë, riorganizimin e zgjedhjeve në këto komunat ku këto u bënë në kushte të papërshtatshme, pjesëmarrjen e serbëve në këto zgjedhje, njohjen e asociacionit të komunave serbe nga autoritetet kosovare. Pres që presidenti Vuçiç dhe presidentja dhe kryeministri i Kosovës, të jenë të përgjegjshëm. Ne u kemi besuar për çështjen e vizave dhe u pezullua nga ana e Francës se ka të bëjë me respektin e fjalës së dhënë dhe fjala nuk është mbajtur. Pres që të angazhohen të dyja palët që të ecim përpara në javët e ardhshme, është kushti i paqes në të gjithë zonën.” – citohet se ka thënë ai në një konferencë të përbashkët me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.
Veç kësaj, Rama ka deklaruar që “i rrëqethet mishi kur mendon që mund të ketë rindalesë në liberalizimin e vizave”.
“Mua më rrënqethet mishi kur mendoj që mund të ketë rindalesë në procesin e liberalizimit të vizave, në anën tjetër, nuk duhet të rrijmë, ta kërkojmë të presidenti i Francës, duhet ta kërkojme të vetja, ta bëjmë ne, ta bëjë Kosova paqen, pjesën e vetë, t’ia lë Serbinë në dorë BE-së e ShBA-së që të merren me të.” – u shpreh ai.
Ai ka thënë se ky ribashkim nënkupton zgjidhjen e shumë tensioneve që ekzistojnë në rajon.
“Unë jam i bindur se epoka që po hapet dhe ju keni rol të rëndësishëm, është ribashkimi i Evropës tonë, që nënkupton zgjidhjen e shumë tensioneve që ekzistojnë në rajon, tensione që ne i njohim mes Beogradit dhe Prishtinës, gjë që duhet të na çoi t`i zgjedhin të gjitha mos marrëveshjet që na shqetësojnë. Por këtu ka një rrugë, ka një vullnet, kemi treguar me udhërrëfyesin franko-gjerman, me të cilin do të vazhdojmë”, ka thënë Macron.
Rama: Kosova është futur në një kurth që ia ka bërë vetes
Edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kritikuar qasjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në dialogun me Serbinë.
Ai ka thënë se Kosova duhet të jetë konstrkutive në procesin e dialogut.
“Unë dua të sjell këtu u pautorizuar, një fjalë të thënë nga kryeministri i Holandëz. ‘Mos harroni që një kompromos më shumë se çfarë do fitosh është se çfarë nuk duhet të humbasësh’. Dhe nëse bëjmë një llogari të gjërave për t’u humbur nga shqiptarët në Shqipëri, në Maqedoninë e Veriut apo Kosovë është me një kosto shumë më të lartë se sa llogaria e atyre që duan të fitojnë duke i marrë këto që i kemi si të mirëqena. Unë mund të them që shqiptarët janë në ditën e tyre më të mirë. Sot flamuri shqiptar është krah për krah, sot gjuha shqipe është gjuhë zyrtare e Maqedonisë së Veriut dhe të gjitha vendimet merren me dy gjuhë”, ka thënë Rama.
Sipas tij, Kosova është futur në kurthin që ia ka bërë vetes.
“Sot Kosova është futur vetë në një kurth që ia ka bërë vetes, por nuk ka qenë kurrë më mirë. Por, do të ishte dramatike të humbiste një të drejtë për të lëvizur lirisht në BE. Ndërkohë të dyja palët kanë në tavolinë planin franko-gjerman që është gjëja më e mirë që mund ti ndodhë Kosovës”, është shprehur Rama.
Kryeministri shqiptar përsëri ka folur për mesazhin e ish-presidentit amerikan për kosovarët.
“Unë dua të përsëris që presidenti Klinton kur ishte këtu në verë, më thuaji miqve në Prishtinë se si i ndodhi Palestinës, që kjo sot nuk kishte ndodhur. Tha në verë, ‘shiko ku është Palestina’. Por kjo marrëveshje që është sot në tavolinë, nëse nuk e firmos nuk kthehet më. Por unë them sot që është një vend që nuk është shkatërruar nga Izraeli, por nga një grup pengmarrësish. Unë jam i bindur që e mira e madhe e Kosovës është jo që të ulet në tavolinë, por të firmosë të gjithë marrëveshjen edhe sikur Serbia të mos e dojë kurrë, dhe më pas t’ja lërë në dorë BE-së. Sepse e bën për veten e vet, paqja bëhet për vete, ajo bëhet me armikun nuk bëhet me mikun”, ka thënë Rama, duke shtuar se Kosova ka në krah të gjithë ata që e çliruan dhe e njohën si shtet.