Beogradi zyrtar vazhdon ta tregojë fytyrën e vërtetë të saj, për luftës e saj ndaj Kosovës. Edhe sot, me rastin e 23 vjetorit të Masakrës së Reçakut, Qeveria e Serbisë e quajti gënjeshtër vrasjen e mbi 45 civilë të pafajshëm shqiptarë.
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandër Vulin ka deklaruar se Reçaku është një gënjeshtër e tmerrshme dhe e madhe.
“Raçaku është një gënjeshtër që shërbeu si justifikim për fillimin e agresionit të NATO-s Serbi. Raçaku është një gënjeshtër që shërbeu si justifikim për të vrarë mbi njëqind fëmijë tanë. Ajo gënjeshtër duhet të zbardhet”, u shpreh ai.
Vulin paralajmëroi se shteti serb së bashku me RTS-në do të realizojnë një film rreth Reçakut.
“Nuk do të lejoj që gjërat të bien në harresë, nuk do të lejoj që gjërat të merren si të mirëqena. Unë dua të flas në gjuhën e kohës moderne, ndaj MPB-ja së bashku me RTS-në do të realizojnë një seri filmash që ne i quajmë “Dosja e Kosovës”. Gjithçka do të dokumentohet në to.
Në kohën kur isha ministër i Mbrojtjes pata rastin të bëj filma së bashku me RTS-në për betejat në Koshares dhe Pashtrikut”, ka deklaruar ai.