Një grua ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në plazhin e Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në Plazhin e Ri, ku paraprakisht dyshohet se gruaja rreth të moshës 70-vjeç, identiteti i së cilës nuk bëhet ende i ditur, ka pësuar arrest kardiak pasi është futur në det.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen plotë të saj.