Mbrojtësi spanjoll, Eric Garcia është shumë pranë largimit nga Barcelona në afatin kalimtar të janarit.
Nils Sola raporton se mbrojtësi po shkon në Girona për 10 milionë euro dhe kjo do ketë ndikim në regjistrimin e Dani Olmos në La Liga, shkruan Indeksonline
Situata e Dani Olmos është ende e paqartë, për shkak të gjendjes financiare në klubin katalunas.
Por largimi i mundshëm i Eric Garcias mund të jetë pozitiv mbi situatën e kampionit të Euro 2024./Indeksonline/