Sport/ Futbollisti kosovar nënshkruan kontratë dyvjeçare me Interin
Sinjali.com
06 January 2020 11:29
Skuadra e Interit ka nisur një ditë mjaft aktive sot, pasi që ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me një shqiptar të Kosovës.
Lajmi është bërë i ditur nga “Calciomercato”, shkruan Gazeta Sinjali.
Bëhet fjalë për 16-vjeçarin, Andi Hoti, i cili është zhvilluar si futbollist në Zvicër me moshat e Zurichut.
Hoti luan si qendërmbrojtës dhe ka nënshkruar kontratë me skuadrën e Interit deri në fund të vitit 2022./