KF Dukagjini me kënaqësi njofton për marrëveshjen e arritur me qendërmbrojtësin e mirënjohur, Egzon Sinani.
Këtë e ka bërë të ditur ekipi klinas përmes një postimi në FB ku shkruan:
30-vjeçari së fundi ishte pjesë e Ballkanit, kurse karrierë ka bërë edhe te Llapi, Gjilani e Prishtina.
Sinani, i cili padyshim se do të jetë një forcë e shtuar për ne, tashmë ka nisur me përgatitjet nën urdhrat e trajnerit, Ismet Munishi.
Ne i dëshirojmë mirëseardhje Egzon Sinanit në familjen tonë dhe urojmë për suksese të përbashkëta.