Po vazhdojnë luftimet midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.
Luftimeve në një zonë të rrezikshme i është bashkuar edhe futbollisti i skuadrës greke Larisa, Varazdat Haroyan.
Futbollisti armen është mobilizuar për luftë për t’u dalë në ndihmë bashkatdhetarëve të tij në zonën e luftës.
Agjenti i lojtarit i ka dërguar një mesazh klubit ku i ka treguar se klienti i tij nuk do të bashkohet me klubin për një kohë.
“28-vjeçari Haroyan është mobilizuar, si të gjithë qytetarët armenë nën moshën 40 vjeçe dhe ai tashmë është në zonën e luftës” , sipas një mesazhi dërguar pronarit të Larissa Alexis Kouyias nga agjenti.
Për t’u larguar për në Greqi, Haroyani kishte prishur kontratën e tij me klubin rus Yekaterinburg, në të cilën ai kishte luajtur 55 ndeshje në tri sezone, duke shënuar tri gola.