Rijeka mundi Rudesin 4:0 në xhiron e parë të Superligës së Kroacisë dhe një ditë pas fitores së madhe prifti domenikan Ivan Dominik Iličić (38) vizitoi dhomat e zhveshjes së Rijekës dhe bekoi skuadrën e Rijekës.
“Uroj bekimin e Zotit edhe për lojtarët e klubeve të tjera. Le të jenë fillimisht njerëz të klasit të lartë dhe pastaj sportistë. Le të ketë shumë lojë të ndershme dhe më shumë respekt mes lojtarëve dhe tifozëve rivalë këtë sezon”, ka shkruar prifti në rrjetet sociale dhe ka shtuar.
“I bekuari Frassati, me ndërmjetësimin e tij, shoqërojë të gjithë sportistët dhe ndihmoji ata që të udhëhiqen nga motoja Verso’l alto, që do të thotë “Drejt majës” jo vetëm në sport, por në përgjithësi në jetë, drejt vlerave dhe idealeve të përjetshme, drejt parajsës”, shkruan domenikani në Facebook.
Të enjten, Rijeka do ballafaqohet me Dukagjinin në raundin e dytë të kualifikueseve për Conference League.