Dy legjenda të futbollit, Cristiano Ronaldo dhe Gianluigi Buffon, kanë takuar dy fëmijë shqiptarë, që i kanë shpëtuar tragjedisë së tërmetit në Thumanë.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar në Facebook një foto nga takimi që dy fëmijët shqiptarë kanë pasur me Buffonin dhe Ronaldon.
Ronaldo dhe Buffon, u kanë dhuruar fëmijëve nga një fanellë të Juventusit.
“Një surprizë për Aurelin dhe Alesjon, dy fëmijët që fluturuan nga dritaret e pallatit të tragjedisë në Thumanë, e që pasi lanë spitalin duhet të rifillojnë rrugën e jetës, që u’a urojmë të gjatë, me shëndet e gëzime”, ka shkruar Rama në Facebook,
Kujtojmë se Shqipëria është përballë me një tragjedi të madhe, ku nga tërmeti që goditi Durrësin dhe Thumanën, kanë mbetur të vdekur 52 persona.