Albion Hajrizi, talenti i ri premtues nga Drenasi, ka lindur më 19 shtator 2008 dhe që në hapat e parë ka treguar një pasion të jashtëzakonshëm për futbollin.
Karrierën e tij ai e nisi në shkollën e futbollit të FC Feronikeli 74, ku shpejt u dallua për shkëlqimin, përkushtimin dhe aftësitë e tij si një gardian i ardhshëm.
Falë punës së palodhshme dhe talentit të veçantë, Albionit iu besua mundësia që në moshën 15-vjeçare të stërvitet dhe të bëhet pjesë e ekipit të parë të Feronikelit — një arritje e jashtëzakonshme për një futbollist kaq të ri.
Albioni ëndërron ta përfaqësojë Kombëtaren e Kosovës dhe të shkruajë histori në futbollin e vendit të tij, një ëndërr që, me këtë përkushtim dhe pasion, është më afër realizimit çdo ditë e më shumë./Klina info/